Çfarë janë mikroelementët?
Mikroelementët janë elemente në ushqimin e bimëve që sigurojnë rritjen dhe funksionimin e disa funksioneve të caktuara. Ato formojnë sistemin e enzimave që mundësojnë procesin thelbësore në kulturën tuaj. Mikroelemente të rëndësishëm në bimë jan ndër te tjera: bor/bori, molibden, hekur, zink, mangan dhe magnez. Mikroelementet nevojiten vetëm në sasi të vogla, në sasi të tepërt mund të jenë të dëmshme për bimën. Në këtë artikull do të shpjegojmë disa lloje të mikroelementeve.
Bori
Bor ose Bori ndihmon në ndarjen e qelizave, transportin e karbohidrateve dhe funksionimin e ushqyesve të rritjes. Një furnizim i vazhdueshëm i borit është i rëndësishëm gjatë periudhës së rritjes së bimës. Nëse një bimë përmban shumë pak bor, zhvillimi i rrënjëve do të përkeqësohet dhe pikat e rritjes do të vdesin. Gjethet duken të thara dhe bima ka më pak fruta. Një tepricë e borit gjithashtu nuk është e mirë. Venat e gjetheve mund të bllokohen ose të zverdhen. Ndjeshmëria ndaj një teprice të borit ndryshon nga lloji i bimës.
Molibden
Ky element ushqyes nxit rritjen dhe ekuilibrin e azotit. Shumë enzima nuk mund të funksionojnë pa molibden. Mungesa e molibdenit shpesh manifestohet si mungesë e azotit. Enzimat që realizojnë ekuilibrin e azotit funksionojnë më dobët, duke rezultuar që azoti mos të lidhet mjaftueshëm. Si rezultat, gjethet mund të rrudhen ose të dobësohen. Nëse vlera e pH është e ulët, mungesa e molibdenit mund të rritet. Shumë pak dihet rreth tepricës së molibdenit. Teprica e molibdenit shfaqet shumë rrallë.
Bakri
Bakri luan një rol të madh në ekuilibrin e hormoneve. Nëse bimët tuaja përmbajnë shumë pak bakër, kjo do të ç’rregullon rritjen. Bima juaj mund të marrë një formë ose ngjyrë tjetër. Për shembull, gjethet e përdredhura janë një shenjë dalluese e mungesës së bakrit. Një tepricë bakri është pothuajse inekzistente. Nëse megjithatë bima ka një tepricë bakri, rrënjët do t’i ngjajnë telit me gjemba dhe gjethja do të prishet.
Zinku
Zinku prodhon lëngun e rritjes së bimës dhe për këtë arsye është shumë e rëndësishme për rritjen e saj. Mungesa e zinkut duket qartë: xhuxhizëm dhe gjethe të vogla. Gjethet gjithashtu mund të marrin një ngjyrë kafe. Shumë zink gjithashtu shkakton ç’rregullim të rritjes. Venat mund të marrin ngjyrë vjollce në këtë rast.
Hekur
Ky element është pjesë e enzimave që shkaktojnë disa proceseve të rëndësishme: fotosinteza, formimi i gjelbërimit të gjetheve dhe proceset e frymëmarrjes. Furnizimi i vazhdueshëm me hekur është shumë i rëndësishëm. Në mungesë të hekurit, jeshileja e gjethes prishet; gjethet bëhen me ngjyrë të verdhë dhe përfundimisht mund të bëhen të bardha. Mungesa e hekurit shfaqet rregullisht në rast të një tepricë uji, temperaturë të ulët të rrënjës ose një vlerë shumë të lartë të pH. Shumë mikroelemente, sikurse zinku, bakri dhe mangani, mund gjithashtu të shkaktojnë mungesë hekuri. Një tepricë e hekurit nuk shfaqet në kopshtari.
Mangani
Një numër enzimash në bimë përmbajnë mangan. Kjo siguron qe proceset e bimëve, sikurse: metabolizmi i proteinave, ndarja qelizore, fotosinteza dhe frymëmarrja. Mungesa e manganit zakonisht shfaqët në rast të vlerës shumë të lartë të pH. Manifestohet njësoj si në rast të mungesës së hekurit; jeshilja e gjethes prishet midis venave. Tek trëndafilat ose gerberat gjethet mund të bien nga bima. Mangan i tepërt është i dëmshëm vetëm kur vlera e pH bie. Ju mund ta njihni atë nga pikat vjollcë-kuqe në gjethe.
Magnezi
Magnezi përmirëson ngjyrën jeshile të gjetheve. Ky element gjithashtu stimulon formimin e proteinave nga aminoacidet. Në rast të mungesës së magnezit, venat e gjetheve mbesin jeshile, por fleta midis venave bëhet e verdhë. Bima merr një pamje me njolla, të cilën ne gjithashtu e quajmë tigër-im. Tepricë e magnezit shfaqet shumë rrallë. Nëse shfaqet, atëherë duket si dëmtim i kripës.
BAC-produktet me mikroelemente
Ne furnizojmë lloje të ndryshme të ushqimit bimor që nxisin thithjen e mikroelementeve. Ndër të tjera PK Booster dhe Funky Fungi. A keni ndonjë pyetje në lidhje me proporcionin e mikroelementeve në kulturen tuaj? Ju lutem mos hezitoni të kontaktoni qendrën tonë të njohurive. Me kënaqësi do t'ju japim këshilla personale.